Flash News

Kosova

Rinisja e bisedimeve/ Pas Vjosa Osmanit, Palmer dhe Lajçak takohen me Albin Kurtin

Rinisja e bisedimeve/ Pas Vjosa Osmanit, Palmer dhe Lajçak takohen me

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Mathey Palmer së bashku me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak kanë nisur një takim me kryeministrin e Kosovës, Abin Kurti.

Palmer i cili është edhe emisar i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, gjatë ditës priti në takime të ndara edhe dy liderët e partive opozitare, kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj dhe liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, por edhe me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç.

Dy zyrtarët e lartë të SHBA dhe BE nisën sot takimet me udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për rifillimin bisedimeve.

Të gjitha takimet po mbahen me dyer të mbyllura.

Vizita e tyre shihet si një mesazh i bashkërendimit transatlantik lidhur me bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, që është kusht për përparimin e të dyja vendeve drejt integrimeve evropiane.

Rifillimi i bisedimeve është paralajmëruar për mesin e muajit qershor dhe do të shënojë rastin e parë të takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

 

 

Të fundit