Flash News

Kosova

Rritja e çmimeve, qeveria e Kosovës del me plan masash në ndihmë të qytetarëve

Rritja e çmimeve, qeveria e Kosovës del me plan masash në

Qeveria e Kosovës njoftoi se në ditët në vijim pritet të publikohet një plan masash për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve të përballojnë rritjen e çmimeve për produktet bazë.

Deri tani çmimet e produkteve bazë në Kosovë janë rritur me 5%. Çmimet më të larta deri në 30% vihen re kryesisht te vajrat dhe yndyrnat ushqimore, ndërsa me 20% janë rritur çmimet për frutat dhe perimet.

Kryeministri Albin Kurti tha se rritja e papritur e çmimeve u ndikua edhe nga kriza globale, e cila ndikoi edhe shtetet e zhvilluara. “Pasojat e pandemisë COVID-19 në ekonominë globale, po e afektojnë edhe Kosovën duke ndikuar në rritjen e çmimeve të produkteve esenciale”, tha Kurti.

Kurti iu kërkoi qytetarëve të qëndrojnë të qetë derisa qeveria të ketë gati planin e masave për të ndihmuar qytetarët të përballojnë vështirësitë ekonomike.

 

Të fundit