Flash News

Kosova

Samiti i BE në Bruksel, diskutohet edhe për tensionet Kosovë-Serbi

Samiti i BE në Bruksel, diskutohet edhe për tensionet

Sot dhe nesër në Bruksel gjatë samitit dyditor liderët e Bashkimit Evropian do të diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Po ashtu liderët e BE-së pritet të diskutojnë edhe lidhur me procesin e integrimit të rajonit në BE.

Edhe dialogu Kosovë-Serbi dhe situata në veri pritet të jenë ndër pikat e diskutimit të liderëve të BE-së.

Ndryshe, ditë më parë i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë se Bashkimi Evropian do të marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk shtensionohet situata në veri.

I dërguari i posaçëm i BE-së tha se nuk mund të tolerojnë asnjë lloj destabiliteti në fqinjësi dhe se koha për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës është tani.

Të fundit