Flash News

Kosova

Sanksionet e BE-së për Kosovën, Kurti: Nuk bëjmë kompromis me sundimin e ligjit

Sanksionet e BE-së për Kosovën, Kurti: Nuk bëjmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian, i cili konfirmoi dje se tashmë kanë hyrë në fuqi.

Kurti tha se masat në fjalë nuk janë sanksione të vërteta duke i cilësuar masa të përkohshme të padrejta për Kosovën, shtet demokratik.

“Këto nuk janë sanksione por është e vërtetë që janë masa të përkohshme por të padrejta për shkak se Kosova dhe qeveria e saj janë edhe shteti edhe ekzekutiv më demokratik pro-evropian dhe progresist. Në anën tjetër kemi një përballje të vazhdueshme me forma të ndryshme të agresionit të Serbisë që është shtet autokratik dhe pro-Rusisë dhe i paballafaquar me të kaluarën kriminale në hapësirën e ish-Jugosllavisë ku i ka shkaktuar katër luftëra”, tha Kurti.

Kryeministri tha se nuk mund të bëhet kompromis me sundimin e ligjit dhe as me kushtetueshmërinë e vendit.

“Sido që të jetë ne e bëjmë punën tonë, por le të mos harrojmë që nuk mundemi të bëjmë kompromis as me sundimin e ligjit as me kushtetutshmërinë e vendit tonë andaj ne do të vazhdojmë me zbatimin e programit tonë qeveritar dhe shpresojmë që këto masa të përkohshme do të jenë fort të shkurtra ashtu që edhe mbështetja edhe ndihma evropiane të jenë të plota për shkak se Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj”, shtoi ai.

Të fundit