Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Sanksionet e DASH në veri të Kosovës, Kurti: T’u përgjigjemi me luftë të përbashkët
Kryeministri Albin Kurti ka folur në mbledhjen e qeverisë lidhur me sanksionet e DASH, ndaj një grupi të organizuar kriminal në veri të vendit.
Kryeministri i Kosovës theksoi se sanksionet e DASH kanë legjitimuar aksionet e policisë të ndërmarra në veri kundër kontrabandës, vetëm pak muaj më parë.
“Sanksionet e SHBA-së mbi këta individë e këto grupe kriminale treguan qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit që shtypin e shfrytëzojnë qytetarët e pjesës veriore dhe vërtetuan legjitimitetin e veprimeve të policisë së Kosovës javë më parë në komunën veriore të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale”, deklaroi Kurti.
Kurti deklaroi se do t’i përgjigjen grupeve kriminale me një luftë të përbashkët pa dallim etnie dhe në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar.
“Lidhjet e bashkëpunimit ndëretnik të grupeve kriminale dhe fushëveprimit të tyre transnacional Ne do t’i përgjigjemi me luftë të përbashëkët ndërmjet zyrtarëve të institucioneve tona pa dallim etnie dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me aleatët tanë. Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë në luftimin e krimit të organizuar në çdo pjesë të vendit”, tha Kurti.