Flash News

Kosova

Seanca e përbashkët në Prishtinë, Gërvalla: Rama e keqpërdori fort mikpritjen e Kosovës

Seanca e përbashkët në Prishtinë, Gërvalla: Rama e

Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për fjalimin që e mbajti sot në Kuvendin e Kosovës.

Duke folur në Klan Kosova, Gërvalla u shpreh se Rama e keqpërdori mikpritjen e Kosovës teksa mbajti fjalim fushate kundër qeverisë së Albin Kurtit.

Është e vërtetë që fjalimi i kryeministrit Rama nuk u përshtat me atmosferën. Fort e keqpërdori mikpritjen e Kosovës. Ai që vjen të bëjë fushatë, duhet të vijë të bëjë fushatë transparente dhe jo të vijë të keqpërdor foltoren e Kuvendit. Ishte e qartë. Ishte e pakëndshme atmosfera gjatë fjalimit të tij. Një fjalim i tillë ishte i papërshtatshëm.”, ka thënë Gërvalla. 


Ajo tha se fjalimi i Ramës ishte mosrespektim i institucioneve të Kosovës dhe se nuk dha këshilla vëllazërore.

Të fundit