Flash News

Kosova

Sekretari i Përgjithshëm i BDI: Policia maqedonase mori peng dhe dhunoi studentin nga Tirana

Sekretari i Përgjithshëm i BDI: Policia maqedonase mori peng dhe

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka ngritur akuza të forta ndaj autoriteteve të Maqedonia e Veriut lidhur me protestën e studentëve shqiptarë në Shkup.

Në një intervistë për Klan News, Ademi deklaroi se studentët që po merrnin pjesë në protestë janë penguar nga policia dhe, sipas tij, janë devijuar qëllimisht nga destinacioni ku duhej të zhvillohej tubimi.

Ai tha se një prej studentëve është trajtuar me forcë nga uniformat blu, duke u tërhequr zvarrë.

Ademi: Nuk është e vërtetë! Studentët shqiptarë nga Shqipëria na kanë kontaktuar ne dhe na kanë dërguar lokacionin. Ajo ishte krejtësisht në një qytet tjetër, larg Shkupit. Ata po i orientonin gabim, kanë qenë vetëm 2 kilometra larg vendit ku duhet të mbahej protesta. Me qëllim e kanë bërë. Studentët e Shqipërisë do ua thonë vetë qëndrimin e  tyre, e kanë tërhequr zvarrë njërin prej tyre, vetëm sepse u ka kërkuar që të ndalojnë dhe të mos i dërgojnë në atë destinacion. Janë marrë peng nga policia vetëm e vetëm, që të mos arrijnë në destinacionin e duhur.

Të fundit