Flash News

Kosova

Serbët bllokojnë kalimin në Rudar

Serbët bllokojnë kalimin në Rudar

Serbët e zhvendosur nga Kosova vendosën një bllokadë në qytetin e Rudares, në jug të Serbisë, pranë pikës kufitare Merdare me Kosovën. Trafiku është bllokuar nga një kamion që ka bllokuar rrugën.

Sipas mediave të Kosovës, organizator i bllokadës është shoqata e serbëve të shpërngulur nga Kosova. Kalimi është i bllokuar për të gjitha veturat, ndonëse fillimisht ishte paralajmëruar se nga ora 12:00 deri në orën 15:00 do të pengohet kalimi i veturave që drejtohen nga shqiptarë të Kosovës.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje udhëtarëve që, për shkak të bllokimit të rrugës, të përdorin pikëkalimet kufitare tjera për qarkullim.

Të fundit