Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Takimi i Këshillit të Sigurimit për Kosovën ka filluar të mërkurën, më 21 tetor, me gjysmë ore vonesë, sepse Rusia kërkonte largimin e ministres së Jashtme të Kosovës si dhe simboleve të Kosovës.
Rusia e cila mbanë kryesinë e radhës në Këshillin e Sigurimit kërkoi që në fillim largimin e ministres së Jashtme të Kosovës si dhe simbolet e Kosovës nga sfondi i seancës, me shpjegimin se me këtë po "shkeleshin regullat”. Flamuri nuk u largua, dhe takimi vazhdoi siç ishte planifikuar. Takimi ishte virtual, ndërsa në takim morën pjesë edhe minsitri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq si dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Problemet me pandeminë
Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin foli fillimisht për problemet me pandeminë Corona, si një nga sfidat që ka hasur Kosova shtatë muajt e fundit. Që kur ka filluar në mars, kriza e COVID -19 ka kaluar në faza të ndryshme. Pandemia ka pasur ulje ngritje, por edhe periudha stabile, ndërkohë që ka shpërthyer sërish tani. Infrastruktura e shëndetit publik në Kosovë nuk ka qenë në gjendje t'i përgjigjet pandemisë me shpejtësinë e përhapjes. Por Kosova nuk është lënë vetëm, tha Tanin, dhe tregoi për ndihmat ndërkombëtare. Tanin foli më tej për takimet e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington dhe Bruksel, duke thënë se ato ”demostrojnë potencialin për arritjen e progresit kur burimet ndërkombëtare kombinohen me lidershipin në bazë”. Tanin foli edhe për rëndësinë që ka pjesëmarrja e grave në të gjitha nivelet e procesit të paqes. Por më së shumti vëmendje në debatet në vijim iu kushtua gjendjes në Kosovë dhe qëndrimeve të kundërta mes palëve. Ndërsa debatet treguan se palët nuk kanë lëvizuar aspak nga qëndrimet e tyre të mëparshme.
Daçiqi sikur po lexon raportin e kaluar...
Fjalimi i ministrit të Jashtëm serb Daçiq ishte shumë i ngjashëm me të kaluarët, u shpreh ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen. "Kur dëgjoj të flasë ministrin serb Ivica Daçiq, më krijohet përshtypja se ka kopjuar fjalimin e herës kaluar”, tha ai.
Daçiq tha se "Serbia e merr seriozisht dialogun me Kosovën por ajo nuk zbaton marrëveshjet e arritura 10 vjet më parë” dhe "shkel marrëveshjen e arritur në Uashington, duke vazhduar lobimin për njohjen”. Ai mori në mbrojtje serbët që jetojnë në Kosovë, duke cituar pjesë nga raporti i UNMIK-ut, ku thuhet se "është rritur numri i incidenteve kundër pjesëtarëve të komunitetit serb". Daçiq tha se personat e zhvendosur nuk janë duke u kthyer në Kosovë dhe se Prishtina synon rishikim të historisë, duke thënë se kishat serbe në Kosovë nuk janë serbe. "Ka 20 vjet që Serbia ka bërë çfarë është e nevojshme për të dënuar ata anëtarë të UÇK që kanë bërë krime kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe Metohi”, tha ministri Daçiq, i cili foli edhe për Dhomat e Specializuara, shqetësimin e palës serbe për aktivitetet e KFOR-it, i cili patrullon kufijtë bashkë me Policinë e Kosovës, si dhe planet e Kosovës për të futur shërbimin e detyruar ushtarak prej 3 muajsh. Në fund ai kontestoi edhe njohjet e Kosovës duke thënë se është "fake neës" pohimi se Kosovën e kanë njohur 116 vende. Sipas tij, Kososva do të merrte vetëm 92 vota pro, po të votohej sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.
Haradinaj: Kosova është shtet dhe kjo duhet të kuptohet
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, iu drejtua Këshillit të Sigurimit me fjalët se "duhet kuptuar që Kosova është një shtet krejtësisht i pavarur dhe sovran, aspak ndryshe nga Estonia, Belgjika apo Gjermania” dhe se "pranimi i këtij realiteti është baza për zgjidhjen e çështjeve që ndan Kosovën dhe Serbinë”.
Duke folur për krimet e forcave ushtarake jugosllave dhe spastrimit etnik ajo tha se "populli i Kosovës vazhdon të kërkojë drejtësi”. Ministrja Haradinaj-Stublla foli për fushatën serbe kundër njohjes së Kosovës dhe strukturat kriminele në veri të Kosovës. Ajo shprehu keqardhje që Serbia "refuzon të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës për të luftuar krimin” dhe që kjo gjë nuk është përmendur në raportin e UNMIK-ut. Ministrja tha se "Serbia po keqpërdor kishën ortodokse". Ajo tregoi për moszbatimin e marrëveshjes teknike 33+ të nënshkruar nga Serbia në Bruksel dhe shkeljen e marrëveshjes së Uashingtonit për personat e pagjetur, diversifikimin e energjisë, refuzimin e furnizuesve të pabesueshëm të G5 dhe ndalimin e fushatës për "çnjohje” të Kosovës. Ministrja Haradinaj tha se rruga e vetme përpara është rruga e pajtimit, por Serbia duhet të pranojë Kosovën si shtet, të verë para drejtësisë krimet e së kaluarës dhe të kthejë trupat e të zhdukurve. Edhe ambasadori gjerman pranë OKB, Christoph Heusgen mendon kështu.
Heusgen: pala serbe sikur ka harruar krimet e veta
Heusgen tha se "jemi duke dëgjuar për krimet e bëra nga kosovarët", por "kurrë nuk dëgjuam diçka për krimet, pastrimin etnik dhe zhvendosjen masive të bëra në vitet 1998, 1999 kundër kosovarëve”. Duke folur për fushatën serbe kundër njohjeve të Kosovës, ai tha se "miqtë tanë serbë po i venë stërkëmbçin vetes sepse ata duan të futen në BE. Ata duhet të mundohen që Kosova të njihet prej të tjerëve, dhe prej tyre në fund”, sepse njohja e Kosovës është kusht që Serbia të pranohet në BE.
Ambasadori Heusgen thotë se diskutimet e bëra për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, tregojnë se moszgjidhja e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë mbetet burim tensioni jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për gjithë rajonin.
Deklarata e përbashkët
Në mbyllje të takimit vendet europiane dolën me një deklaratë të përbashkët. Belgjika, Estonia, Franca, Gjermania si dhe Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia dhe Irlanda, e quajnë dialogun Prishtinë Beograd, nën mbikqyrjen e BE, obsionin e vetëm për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Ata i bëjnë thirrje aktorëve politikë në Kosovë dhe Serbi të punojnë së bashku për të krijuar konsensusin politik. Ata shprehën mbështetjen për të dërguarin special të BE, Miroslav Lajçak. Lajçak nuk u lejua të fliste para Këshillit të Sigurimit, sepse kundërshtoi Rusia.
Edhe ambasadorja amerikane në OKB, Cherith Norman Chalet, mendon se diskutimet do të kishin qenë më të plota, po të ishte dëgjuar edhe përfaqësuesin special i BE. Ajo e quajti 4 shtatorin, "ditë vërtet historike në Shtëpinë e Bardhë” ku presidenti Trump mirëpriti kryeministrin Avdullah Hoti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Marrëveshjet do të krijojnë kushtet për bashkëpunim më të gjerë, rritjen e besimit dhe vazhdimin e dialogut, tha ajo.
"Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës mbetet synim si për SHBA ashtu edhe për BE”. Marrëveshja e arritur me ndërmjetësimin e SHBA, plotëson bisedimet e organizuara nga BE. Ambasadorja Norman Chalet, tregoi edhe një herë për qëndrimin amerikan ndaj UNMIK-ut: misioni e ka përfunduar detyrën dhe duhet mbyllur.
Edhe sekretari politik i ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar pranë OKB, Thomas Phipps, mbështet rishikimin e rolit të UNMIK-ut.
Vassily Nebenzia, ambasadori rus pranë OKB, e filloi fjalimin e tij duke mbështetur ministrin serb Daçiq, që e quan gjendjen në Kosovë, "turbulente”. Ai vlerëson UNMIK-un si të vetmin organizëm ndërkombëtar që vepron në Kosovë në bazë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit dhe "duhet mbështetur në vazhdimin e punës efektive”. Ai i bëri thirrje BE që të kërkojë nga të dy palët zbatimin e marrëveshjeve, përfshirë dhe atë për komunat serbe që të kenë fuqi ekzekutive. Ai foli për të drejtat e komuniteteve joshqiptare, të cilat nuk janë përmirësuar, dhe foli për shumë nga çështjet që tha ministri serb Daçiq./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38