Flash News

Kosova

Kurti pas takimit me Escobar: Serbia të mbajë përgjegjësi për sulmin në Banjskë

Kurti pas takimit me Escobar: Serbia të mbajë përgjegjësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur Gabriel Escobar, gjatë së enjtes në Prishtinë.

Në një shkrim në llogarinë zyrtare në X, Kurti ka shprehur nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin e armatosur në Banjskë.

Është kënaqësi për t’u takuar me të dërguarin e Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. E falënderoj për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe theksoj nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin në Banjskë. Gjithashtu e informova atë për hapat që ka ndërmarrë qeveria jonë për të mbështetur tranzicionin Bankës Qendrore të Kosovës, dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet në vazhdim”, shkroi Kurti.

 

Të fundit