Flash News

Kosova

SHBA kundërshton vendimi për ndalimin e dinarit në Kosovë

SHBA kundërshton vendimi për ndalimin e dinarit në Kosovë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, është shprehur se Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës  e cila përcakton që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin.

Duke folur për mediat në Kosovë,  pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Hovenier tha se SHBA-ja është e shqetësuar se rregullorja, e cila i jep fund përdorimit të dinarit serb në vend, mund të nxisë tensione etnike në vend.

Serbët do të ndihen të shkëputur nga benefitet që përfitojnë. Askush nuk e dëshiron këtë”, tha Hovenier pas takimit me kryeministrin Kurti, teksa nuk dha detaje rreth diskutimeve me të parin e ekzekutivit.

Të fundit