Flash News

Kosova

Shoferi i autobusit të aksidentuar në Kroaci mbrohet në heshtje

Shoferi i autobusit të aksidentuar në Kroaci mbrohet në heshtje

Drejtuesi i autobusit nga Kosovës, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin e rëndë në Sllavonski Brod të dielën, të hënën u mor në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit në Kroaci

Atij i është caktuar një avokat, sipas detyrës zyrtare, dhe është mbrojtur në heshtje, u ka thënë gazetarëve, zëvendës-Prokurori i Shtetit për qarkun në Sllavonski Brod, Franjo Kopuniq.

“Nuk e morëm mbrojtjen e tij. Do të merret një vendim mbi hetimin. Pas kësaj do të propozohet paraburgimi, mbi të cilën do të vendoset nesër”, tha ai.

Ai do të dalë sërish para prokurorisë, të martën në orën 09:00, ku do të vendoset për paraburgim.

Ndërkaq, mbi 20 pacientë, të lënduar nga aksidenti me autobus në Kroaci, janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa, një tjetër është në gjendje kritike.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Sllavonski Brod, Josip Samarxhiq tha se “dy pacientë me rrezik për jetën janë ende në njësitë e kujdesit intensiv dhe gjendja e tyre po monitorohet nga afër dhe i nënshtrohet metodave të kujdesit intensiv”.

Të dielën, dhjetë persona me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.

Sipas policisë në Kroaci, identiteti i tetë viktimave është konfirmuar kurse për dy të tjerë po vazhdon procesi i identifikimit.

Të fundit