Flash News

Kosova

Shpërthim gjatë natës në Veri të Kosovës

Shpërthim gjatë natës në Veri të Kosovës

Një shpërthim është shënuar gjatë mesnatës në veri të Kosovës.

Zëvendëskomandanti i policisë në Veri, Veton Elshani ka konfirmuar shpërthimin në afërsi të lagjes “Tre Rrokaqiejt”, por shton se nuk është lokalizuar ndonjë vend se ku ka ndodhur shpërthimi.

“Sot me datën 03.07.2023 rreth orës 00:52 , është pranuar një informatë se në rrugën Kolashini te tre rrokaqiejt është dëgjuar një detonim/shpërthim.

Njësitet policore kanë dalur dhe kanë patrulluar në atë lokacion, njëkohësisht kanë biseduar me disa qytetar, por nuk është lokalizuar ndonjë vend se ku ka ndodhur detonimi/shpërthimi. Mjeti i cili dyshohet se ka shpërthyer në atë zonë, ka qenë shok-bomb, dhe nuk është hasur në dëme anësore”, sqaron zyrtari i policisë paraprakisht.

 

Të fundit