Flash News

Kosova

Shpërthim gjatë natës pranë ish-komunës ilegale në Leposaviç, policia e Kosovës jep detajet

Shpërthim gjatë natës pranë ish-komunës ilegale në

Shpërthim pranë ish-komunës ilegale në Leposaviç, mbrëmë pas mesnate .

Lajmin e ka bërë të ditur vet Policia e Kosovës. Këta të fundit pohojnë se nuk raportohet të ketë pasur të lënduar nga ky incident.


“Policia e Kosovës, ka pranuar informacion se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë.

Njësitet relevante policore, menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin.

Nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore” thuhet në njoftimin e Policisë.

Ngjarja vjen pasi një aksion i Policisë së Kosovë në veri rezultoi me mbylljen e pesë objekteve që operonin ilegalisht si komuna paralele serbe.

 

 

 

Të fundit