Flash News

Kosova

Shpërthim pranë stacionit të policisë në Veri të Kosovës

Shpërthim pranë stacionit të policisë në Veri të

Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në afërsi të stacionit të Policisë në veri të Kosovës.

Policia njoftoi se shpërthimi saktësisht ka ndodhur në rrugën “Petar Kral”, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajon e veriut tha për mediat vendase se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një shtyllë elektrike dhe një veturë.

“Policia është duke e trajtuar rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, është shprehur Elshani.

 

 

Të fundit