Flash News

Kosova

Si paraqitet situata e Covid-19 në Kosovë

Si paraqitet situata e Covid-19 në Kosovë

Gjatë ditëve të fundit, rastet e reja me koronavirus kanë rënë ndjeshëm dhe autoritetet në Kosovë thonë se vetëm në 4 orë kanë administruar rreth 15 mijë doza të vaksinës anti-Covid.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të, informon se"

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës. Deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.481 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 77 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.259.

Në total numri i rasteve aktive është 1.157.

Të fundit