Flash News

Kosova

Sot 23 vite nga ndërhyrja e trupave të NATO-s në Kosovë

Sot 23 vite nga ndërhyrja e trupave të NATO-s në Kosovë

Sot shënohen 23 vite nga kur Aleanca Veriatlantike ndërhyri në Kosovë. Pas dështimit të gjetjes së zgjidhjeve diplomatiko-politike më 24 mars, forcat e NATO-s filluan sulmet ajrore mbi forcat serbe në Kosovë.

Bombardimet 78 ditëshe i dhanë fund luftës në Kosovë. Ndërsa më 4 qershor të po atij viti, pas presionit ushtarak të forcave ushtarake te NATO-s më 4 qershor, liderët ushtarakë të NATO-s dhe ata serbë takohen për të realizuar marrëveshjen tekniko-ushtarake për zhvendosjen e trupave serbe nga Kosova.

Më 9 qershor të vitit 1999 u nënshkrua marrëveshja e Kumanovës, me të cilin iu dha fund luftës në Kosovë. Me këtë marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.

Lufta në Kosovë shkaktoi mbi 10 mijë viktima, rreth 5 mijë të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe mbi 1 milionë të zhvendosur. Dëmet e shkaktuara gjatë bombardimit u vlerësuan në rreth 30 miliardë dollar.

 

Të fundit