Flash News

Kosova

Specialja e Hagës publikon dosjen e plotë/ Vrasje, tortura e krime kundër njerëzimit në Kosovë e Shqipëri, 235 faqe kundër ish-krerëve të UÇK-së

Specialja e Hagës publikon dosjen e plotë/ Vrasje, tortura e krime
Foto Ilustruese/ 4 ish- drejtuesit e UÇK-së në seancën e dyë para Gjykatës Speciale në Hagë

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë publikuar dosjen e plotë, prej 235 faqesh ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Ndaj ish-krerëve të UÇK-së rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në fshatra të ndryshme si Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Malishevë, Bajgorë, Volljakë, Drenoc, gjatë periudhës prill 1998- gusht 1991. 

Aktakuza e rishikuar e Speciales së Hagës (versioni i redaktuar) hedh pretendime se një sërë krimesh të ndryshme gjatë luftës janë kryer në zonat e veriore të Shqipërisë në periudhën mars 1998- shtator 1999.

“Më konkretisht, Prokuroria Speciale pretendon se krimet e persekutimit (Pika 1), 19 burgime / paraburgime arbitrare (Pikat 2 dhe 3), 20 veprime të tjera çnjerëzore / trajtim mizor (Pikat 4 dhe 5), 21 tortura (Pikat 6 dhe 7), 22 vrasje (Pikat 8 dhe 9) 23 dhe zhdukja me forcë e personave (Pika 10) 24 u kryen gjatë periudhës së paku nga Marsi 1998 deri në Shtator 1999 (“Periudha e Padisë”) 25 në Kosovë dhe në zonat e veriut të Shqipërisë. Sipas Prokurorisë Speciale, të dyshuarit kanë përgjegjësi penale individuale duke kryer, ndërmjet të paktën mars 1998 deri në shtator 1999, pjesëmarrje në një ndërmarrje të përbashkët kriminale (në format e saj themelore dhe të zgjeruara) 27 dhe / ose duke ndihmuar dhe mbështetur krimet nën Pikat 1-10.”- shkruhet në dosje.

Prokuroria Speciale dyshon se këto krime kanë ndodhur në zonat e Kukësit dhe Hasit. Në aktakuzë, Specialja ngre akuza se UÇK ka kryer krime në Kosovë dhe Veriun e Shqipërisë ndaj të paktën 392 individëve.

“Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se materiali mbështetës tregon se ndërmjet Maj dhe Qershor 1999, të paktën 12 individë u morën në paraburgim nga UÇK-ja anëtarët dhe u mbajtën në dhoma të mbrojtura me dritare të mbyllura në Kukës, Fabrika e metaleve, në Shqipëri.Të arrestuarit në fjalë u vunë në pranga dhe i shoqëronin në tualet. Ata qëndruan në paraburgim në periudha të ndryshme kohore”, thuhet në dokument.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit