Flash News

Kosova

Stano: BE po ndërmjetëson dialogun Kosovë-Serbi, palët duhet të përmbushin detyrimet!

Stano: BE po ndërmjetëson dialogun Kosovë-Serbi, palët duhet

Zëdhënësi i Bashkimit Europian Peter Stano ka folur për dialogun Kosovës-Serbi deklaroi se BE po përpiqet që të ndihmojë Beogradin dhe Prishtinën që të përmbushin të gjitha detyrimet e tyre dhe të mos ketë spekulime.

Në një konferencë për mediat Stano ka shtuar se BE nuk spekulon për çështjet  dhe se nuk ecën me pretendimet “po sikur”.

BE-ja si ndërmjetës po përpiqet të ndihmojë të dyja palët për të arritur progres, për të ecur përpara në procesin e dialogut dhe për të përmbushur obligimet e tyre. Ne po ecim përpara, duke bërë gjithçka që mundemi për t’i ndihmuar të dyja palët të bëjnë përparimin e nevojshëm drejt zbatimit,” tha Stano.

Të fundit