Flash News

Kosova

Stoltenberg përsërit thirrjet për Kosovën dhe Serbinë: Kthehuni në dialog

Stoltenberg përsërit thirrjet për Kosovën dhe Serbinë:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, u ka bërë thirrje sërish Kosovës e Serbisë që të shtensionojnë situatën në veri dhe të kthehen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Në njoftimin e NATO-s bëhet e ditur se Stoltenberg, ka thënë se dialogu është e vetmja mënyrë për të ecur para.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë më tej tensionet dhe të kthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, që është e vetmja rrugë përpara”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm ka folur edhe për rëndësinë e misionit të KFOR-it të NATO-s në Kosovë, i cili tha se vazhdon të përmbushë mandatin e OKB-së. 

Të fundit