Flash News

Kosova

Stoltenberg përsërit thirrjet për Kosovën dhe Serbinë: Uluni në dialog

Stoltenberg përsërit thirrjet për Kosovën dhe Serbinë:

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje serish Kosovës e Serbisë për shtensionim të situatës në veri.

Ai u ka kërkuar të rikthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

 “Situata në Kosovë, tregon nevojën për bashkëpunimin e BE-së me NATO-n. NATO fuqishëm mbështet përpjekjet diplomatike përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, me forcat tona ushtarake në terren dhe kemi shtuar prezencën tonë atje.

U bëjmë thirrje palëve për shtensionim, të përmbahen nga veprimet që mund rrisin tensionet edhe më tej, dhe të angazhohen në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE”, ka thënë Stoltenberg.

Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Serbët kundërshtuan këtë dhe që atëherë po zhvillojnë protesta duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj dhe të njësive speciale policore.

 

Të fundit