Flash News

Ditari i Opozitës

"Taksa e qarkullimit, ku shkuan 1.3 miliardë euro"

"Taksa e qarkullimit, ku shkuan 1.3 miliardë euro"

Këshilltari për Çështjet Ekonomike të PD-së, Dorjan Teliti në një postim në facebook, ka denoncuar shpërdorimin e taksës së qarkullimit.

Teliti se në 11 vite nga xhepat e çdo shqiptari, qofte familjar e qofte sipërmarrës, qeveria ka arkëtuar ne total 1.3 miliarde euro takse shtese vetëm si efekt i rritjes se kësaj takse.

Postimi i plotë

TAKSA E QARKULLIMIT , KU SHKUAN 1.3 MILIARDE EURO?

2013: për çdo liter karburant qe blinim, secili prej nesh paguante 7 leke/liter takse qarkullimi.

2014-2024: nga 2014 taksa e qarkullimit 4-fishohet dhe prej 11 vitesh paguajme 27 leke/liter plus tvsh-ne.

Rezultati: ne 11 vite nga xhepat e cdo shqiptari, qofte familjar e qofte sipermarres, qeveria ka arketuar ne total 1.3 miliarde euro takse shtese vetem si efekt i rritjes se kesaj takse.

Cfare u be me keto para? Ku shkuan 1.3 miliarde euro?

Sa rruge u ndertuan? Pse pas 11 vitesh llogariten vetem disa dhjetera km rruge te reja te shtruara? Pse nuk u mbyllen ato akset e nisura qe gjate qeverisjes se PD-se?

Sa spitale u ndërtuan? Apo ci duam spitalet e reja kur kemi check-up apo sterilizimin?

Sa shkolla te reja u ndertuan per femijet e shqiptareve? A u zhduken turnet neper shkollat publike?

Cdo qeveri do taksoje, e majte apo e djathte qofte ajo, ama taksimi duhet te jete i drejte dhe i ndershem, por mbi te gjitha nese qeveria ndermerr nje taksim te gabuar (sic ishte 4-fishimi i takses se qarkullimit), te pakten ta dedikoje te ardhurat e ketij taksimi qe te mbeshtese ekonomine e vendit dhe rritjen e mireqenies se shqiptareve, e jo te humbase ne humneren e pagesave per shpenzime luksi, PPP apo tenderime multi-milioneshe pa gare.

Të fundit