Flash News

Kosova

Targat/ Borrell fton me urgjencë Kosovën dhe Serbinë në Bruksel: Duhet zgjidhje para datës 21 nëntor

Targat/ Borrell fton me urgjencë Kosovën dhe Serbinë në

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, deklaroi se kryenegociatorët e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë janë ftuar me urgjencë në takim në Bruksel dhe sipas tij, zv/kryeminsitri i Kosovës, Besnik Bislimi pritet të mbërrijë që sonte.

Në një konferencë për media pas takimit të Këshillit të ministrave të jashtëm BE-së, Borrell theksoi se duhet të gjendet një zgjidhje para datës 21 nëntor,  datë kur kjo do të fillojnë gjobat në veri për ata që nuk kanë targat RKS.

Ai shtoi se situata në Kosovë është më e rrezikshmja që nga viti 2013.

Të dyja palët duhet të tregojnë urgjentisht gatishmëri për të gjetur një zgjidhje për të ulur tensionet. Është e papranueshme që të injorohen detyrimet që vijnë nga dialogu”, tha Borrell.

Të fundit