Flash News

Kosova

Tension dhe përplasje fizike në Kuvendin e Kosovës

Tension dhe përplasje fizike në Kuvendin e Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë përfshirë në një përplasje fizike gjatë seancës së sotme parlamentare.

Në pamjet e publikuara duket kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi që është kapur me deputetët  e LVV-së, Hajrulla Ceku dhe Hekuran Murati.

Gjatë fjalës së parashtrueses së interpelancës Saranda Bogujevci, është dëgjuar të kundërshtojë nga vendi kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Bogujevci iu drejtua Gashit: “Dallon ajo çka ti the që ka të bëjë me të zhvendosurit në atë me atë çka shkruan në dokument. Mos ma përmend familjen ti ski drejt, rri qaty ulu..”.

Në mbyllje të interpelancës, deputetja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari dhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi, kanë vazhduar përplasjet edhe përtej foltores.

Për shkak të situatës së krijuar, njoftohet se seanca është ndërprerë.

Tension dhe përplasje fizike në Kuvendin e Kosovës

Të fundit