Flash News

Kosova

Tensione në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK-së i largon mikrofonin Albin Kurtit në foltore

Tensione në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK-së i largon

Është shoqëruar me tension seanca parlamentare në Kuvendin e Kosovës. 

Teksa fliste kryeministri Albin Kurti, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, iu afrua foltores dh i largoi mikrofonin. 

“Kthehu në temë kryeministër, sepse i ke pasë katër vjet me qeverisë, dhe nuk e ke realizu asnjë projekt”, i tha, Musliu, Kurtit.

Sakaq, drejtuesi i seancës Ardian Gola i kërkuar Musliut të ulet në vend.

“Kthehu në temë e mos na shit përralla. Kthehu në temë, thirre kabinetit qeveritar këtu, edhe ti i nderuar mbaje rendin. Mbaje rendin”.

“Kryeministër, kthehu në temë. Nëse nuk kthehesh me folë për naftë, nuk do të flasësh”, vijoi Musliu.

Të fundit