Flash News

Kosova

Tensione në veri të Kosovë, sulmohet patrulla e EULEX-it në Rudarë

Tensione në veri të Kosovë, sulmohet patrulla e EULEX-it në

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX ka njoftuar se një shok bombë është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të tij mbrëmjen e së shtunës, në afërsi të Rudarës, Zveçan.

EULEX-i bëri të ditur se “asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale”, por i cilësoi sulmet e tilla të papranueshme.

Gjithashtu thekson se do të vazhdojë punën për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe për sigurinë e qytetarëve.

“Ky sulm, si dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme. Ne i dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë kundër komunitetit ndërkombëtar.

Apelojmë te të gjithë ata që janë përgjegjës që të përmbahen nga veprime të tjera provokuese si dhe iu bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që autorët t'i sjellin përpara drejtësisë”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Të fundit