Flash News

Kosova

Tensionet në Kosovë, Lista Serbe dorëzon mandatet

Tensionet në Kosovë, Lista Serbe dorëzon mandatet

Pas vendimit për largim nga institucionet e Kosovës, deputetët e Listës Serbe kanë dorëzuar sot edhe mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës. Lajmin e ka bërë me dije shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës.

Ilir Kërçeli ka thënë se dorëzimin e ka pranuar zyrtarisht nga administrata. Të shtunën, Lista Serbe ka njoftuar për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Largimet nga institucionet erdhën pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për të vënë në zbatim reciprocitetin  e targave të automjeteve.

Të fundit