Flash News

Kosova

Tensionet në veri, BE përforcon praninë e EULEX-it në Kosovë

Tensionet në veri, BE përforcon praninë e EULEX-it në

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka bërë me dije se një njësi karabinierësh italianë ka arritur në Kosovë për të siguruar sundimin e ligjit, pas tensioneve që shkaktuan serbët në veri.

Karabinierët do t’i bashkohen Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it, e përbërë prej 105 zyrtarëve policorë polakë, që kanë shtuar patrullimet në veri,

“Në këto kohë të tensionuara në Kosovë, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX përmbush detyrën e tij për të garantuar qëndrueshmëri. Forca Evropiane e Xhandarmërisë, pjesa e Karabinierëve zbarkoi sonte që përkohësisht ta përforcojë Njësinë Policore të EULEX-it në Kosovë. EULEX do të vazhdojë që të mbështesë një mjedis të sigurt”, shkroi Borrell në Twitter.

Misioni i EULEX-it tha të hënën se po vëzhgon nga afër të gjitha zhvillimet që mund të kenë ndikim mbi sigurinë e Kosovës, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve, ndërsa mohoi të ketë marrë përsipër përgjegjësi policore në veriun e Kosovës.

Të fundit