Flash News

Kosova

Tensionet në veri të Kosovës, Sunak: Kurti e Vuçiç të mbajnë përgjegjësi

Tensionet në veri të Kosovës, Sunak: Kurti e Vuçiç

Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Deputetja britanike, Alicia Kearns e pyeti kryeministrin Sunak se a do të ketë angazhim nga ai për zgjerim të mandatit të KFOR-it, në mënyrë që të merret edhe me kontrabandimin e armëve që po futen nga Serbia në Kosovë.

“Si kryeministër, a do të dini të angazhoheni që ne t’i bashkohemi EUFOR-it, ku unë do të shtoja se si Turqia dhe Kili janë anëtarë, dhe a do ta konsideroni gjithashtu lobimin për një zgjerim të mandatit të KFOR-it në Kosovë në mënyrë që ata të mund të merren me armët ilegale që po dërgohen nga Serbia në Kosovë, të cilat po financohen ilegalisht nga Beogradi dhe po armatosen milicitë në Kosovë?”, e pyeti ajo.

Sunak u përgjigj se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç kanë përgjegjësi për të ulur tensionet në veri të Kosovës.

“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar, unë jam veçanërisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, të cilën ju e njihni dhe i dënojmë shumë sulmet e paprovokuara nga protestuesit ndaj personelit të KFOR-it.

Sekretari i Jashtëm i ka thënë tashmë kryeministrit të Kosovës dhe Serbisë se liderët në Beograd dhe Prishtinë kanë përgjegjësi për ta ulur tensionin dhe për ta parandaluar dhunën e mëtejshme”, u shpreh Sunak.

Deputetja Kearns në fund i bëri thirrje qeverisë britanike që ta ndjekë nga afër këtë situatë. Ajo mendon se Mbretëria e Bashkuar duhet t’i bashkohet BE-së dhe ta zgjasë mandatin e KFOR-it në Kosovë.

Të fundit