Flash News

Kosova

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi dalin të enjten në seancën e tretë para Gjykatës Speciale 

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi dalin të enjten në

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, pritet të paraqiten para Gjykatës Speciale  në Hagë. 

Seanca e tretë do të mbahet në 11 shkurt, të enjten, nga ora 11:00 dhe palët pritet të njihen mbi ecurinë e çështjes.

Më herët, Gjykata Speciale në Hagë ka publikuar dosjen e plotë në të cilën janë të gjitha akuzat e ngritura 4 ish-drejtuesve.

Më 26 tetor, u konfirmua aktakuza nga gjykatësi i procedurës paraprake ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

 

Të fundit