Flash News

Kosova

Thaçit dhe Veselit i konfirmohet aktakuza për krime lufte, Haradinaj: Bashkë ishim, bashkë jemi! Do e tejkalojmë faqebardhë edhe këtë sfidë

Thaçit dhe Veselit i konfirmohet aktakuza për krime lufte,
Foto Ilustruese; Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj , Kadri Veseli

Ish Kreu i UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar menjëherë pasi Gjykata Speciale e Hagës konfirmoi aktakuzën për krime lufte, ndaj ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Përmes postimit në rrjetet sociale, Haradinaj ka treguar mbështetjen për, bashkëluftëtarët e tij dikurkohe, sot të akuzuar nga drejtësia e Hagës.

“Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte faktor uniteti në vitet e krenarisë dhe sakrificës. Sot, të gjithë ne si popull, por edhe si liderë politik, duhet të tregojmë unitetin kombëtar, në rrethanat e reja të krijuara.
Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e mi, që po përballen me gjyqësinë ndërkombëtare, duhet të kenë përkrahjen tonë dhe të qeverisë së Kosovës, pa asnjë rezervë.
Duke besuar fuqishëm se do të vërtetohet pafajësia e tyre, Republika e Kosovës do të tejkalojë faqebardhë edhe këtë sfidë", shkruan haradinaj në mesazhin e tij për Thaçin.

 

"Bashkë shim bashkë në kohët e vështira, jemi bashkë edhe sot!", shkruan Haradinaj për Veselin.

Thaçit dhe Veselit i konfirmohet aktakuza për krime lufte,

Thaçit dhe Veselit i konfirmohet aktakuza për krime lufte,

Të fundit