Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
‘The Guardian’ artikull për Kurtin dhe Osmanin: Aleancë për të shembur murin e madh të korrupsionit
Prestigjozja britanike “The Guardian” i ka kushtuar një shkrim kreut të Lëvisjes Vetëvendosje Albin Kurtit dhe Presidentes në detyrë, Vjosa Osmanit. Ky artikull vjen disa ditë para zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. “The Guardian” fokusohet te koalicioni parazgjedhor që dyshja zyrtarizoi pak para zgjedhjeve.
Artikulli i plotë i “The Guardian”
Një aleancë e re politike është mënyra e vetme për të luftuar një “mur të madh të korrupsionit” në Kosovë, kanë thënë kandidatët kryesorë për kryeministër dhe president përpara zgjedhjeve që mbahen këtë të diel dhe që për herë të parë mund të ndodhë të fitojë shumicën një parti e vetme prejse shteti i Ballkanit shpalli pavarësinë.
Bashkimi midis Albin Kurtit për kryeministër dhe Vjosa Osmanit për presidente po rezulton i popullarizuar në sondazhe, teksa fushatat e furishme dhe tubimet që tregojnë pak shenja të respektimit të rregullave të distancës sociale po hyjnë në javën e fundit para votimit të 14 shkurtit.
Kurti dhe Osmani vijnë nga tradita dhe parti të ndryshme, por kanë thënë se ata kanë një vendosmëri për t’i dhënë fund kapjes endemike të shtetit nga një elitë e korruptuar.
Kurti vjen nga e majta dhe është shumë i përqendruar në punë dhe drejtësi, veçanërisht për të rinjtë. Gati gjysma e Kosovës është nën moshën 30 vjeç.
Ai u bë i njohur si një aktivist studentor me flokë të gjata në fund të viteve 1990, duke demonstruar kundër shtypjes në rritje ndaj shqiptarëve të Kosovës nga Serbia e Slobodan Milosheviqit. Ai udhëhoqi protestat studentore në Universitetin e Prishtinës, punoi për krahun politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u burgos nga regjimi i Milosheviqit për gati tre vjet.
Tani i veshur me kostum dhe me flokë të prera, ai këmbëngul se nuk e ka humbur vendosmërinë e tij.
“Është më mirë të shkosh përpara edhe pse vuan një vdekje gati sa epike, sepse do të kesh shansin për ringjallje. Më mirë kështu sesa të qëndrosh në pushtet me çdo kusht me kompromise dhe koncesione për të gjithë”.
Osmani, e cila është 38 vjeçe, nënë e dy fëmijëve dhe flet rrjedhshëm katër gjuhë, është nga qendra e djathtë dhe zhvilloi intervistën e saj të parë me “The Guardian” kur ishte 17 vjeçe, pasi familja e saj u detyrua të largohej nga shtëpia në veri të Kosovës. Ajo është një forcë e rrallë femërore në një skenë politike të mbizotëruar nga meshkujt dhe u bë presidente në detyrë pasi Hashim Thaçi u detyrua të dorëhiqej për t'u përballur me akuzat për krime lufte në Hagë.
Nëse zgjidhet kryeministër, Kurti ka insistuar se dëshiron që Osmani të emërohet presidente nga Kuvendi.
Vetëvendosja e Kurtit tronditi vëzhguesit në zgjedhjet e tetorit 2019, kur fitoi shumicën e votave, duke thyer përfundimisht dominimin e pushtetit të mbajtur nga partitë e vjetra që nga fundi i luftës 1998-1999.
Por Kurti kishte nevojë për një koalicion, diçka që zgjati me muaj dhe pas vetëm 51 ditësh në detyrë partneri i tij - Lidhja Demokratike e Kosovës, në mars mbështeti një mocion mosbesimi, që me sa duket u nxit ta bënte këtë nga administrata “Trump”.
Ndërsa COVID-19 sapo ishte përhapur në Kosovë, Osmani, atëherë kryetare e Parlamentit, tha se e konsideronte lëvizjen përçarëse të partisë së saj si shumë të papërgjegjshme, sikurse edhe të BE-së.
Kosovarët tani duken të tërhequr nga aleanca e re Kurti - Osmani, duke thënë se Kurti meriton një shans të dytë më të gjatë për t'i dhënë fund kaosit politik dhe për të adresuar problemet e thella të vendit, por nëse ata dështojnë zhgënjimi do të jetë i madh.
Osmani këmbëngul se ajo dhe Kurti kanë mësuar se çfarë i duhet vendit të tyre.
“Pengesa më e madhe para nesh është ky mur i madh i krimit dhe korrupsionit ndër vite. Në mënyrë që ta shkatërrojmë ne duhet të bashkojmë forcat. Mund të kemi pasur dallime në të kaluarën, por ajo që na ka bashkuar është diçka shumë më e fortë dhe kjo është lufta kundër armikut kryesor të brendshëm të vendit tonë - kapjen e shtetit. Nuk ishte se na mungonin institucionet për të luftuar korrupsionin, por mungonte vullneti politik. Kur politikanët e nivelit të lartë të jenë të korruptuar, ai depërton nëpër sistem”.
Ajo këmbëngul se shumica e votuesve nuk shqetësohen shumë nga ideologjia, ose nga premtimet elektorale, por më shumë që udhëhiqen nga të pakorruptuarit.
Kurti thotë: “Korrupsioni ka qenë në nivel të lartë, por është shumë i përqendruar në krye dhe ne besojmë se mund ta mposhtim atë. Shumë njerëz predikojnë tregun e lirë, por në praktikë ne kemi oligarkë dhe kartele dhe industri të rezervuara për gardën e vjetër”.
Ai thotë se mungesa e sundimit të ligjit pengon investitorët, duke lënë vendin me 1.8 milion banorë me një diasporë të madhe dhe të rinj të mirëkualifikuar me pak vende të përshtatshme pune.
“Shakaja në Kosovë është se pse makiatot janë kaq të mira dhe përgjigjja është sepse ato bëhen nga persona me magjistraturë në sociologji”. Të hyrat nga diaspora arrijnë 1.5 miliard euro në vit kur buxheti i shtetit është 2.5 miliardë euro.
Nëse konfirmohet si presidente nga Kuvendi pas zgjedhjeve, Osmani do të duhet të kthejë BE-në, Britaninë e Madhe dhe SHBA-në në të njëjtën faqe për t’i përmbushur sfidat e Kosovës. Tek Joe Biden, me të cilin është takuar, ajo do të ketë avantazhin e një presidenti amerikan që njeh rajonin dhe ajo sheh një shans për Mbretërinë e Bashkuar, që të luajë një rol kryesor krahas SHBA-së.
Nga ana tjetër, Trumpi në një nga iniciativat e tij të politikës së jashtme u përpoq të arrijë paqe midis Kosovës dhe Serbisë për të rritur kredencialet e tij si një person që arrin marrëveshje. Ai mendoi se mund t’i bindte dy burra të fortë – presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Thaçin - për të rënë dakord për shkëmbime territoresh dhe Serbia, në këmbim mund të njihte Kosovën.
Asnjëherë nuk u arrit shumë nga kjo ide, por si pjesë e marrëveshjes, e kremtuar në një ceremoni në shkurt, Izraeli i dha Kosovës njohjen e çmuar dhe Kosova do të zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem.
Pak më pak se gjysma e vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ende nuk e njohin shtetësinë e saj, duke përfshirë pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian.
Të dy kandidatët mirëpresin njohjen nga Izraeli, por duket se janë të gatshëm të dëgjojnë washingtonin për çështjen e ambasadës.
“Unë nuk mendoj se mund të përballojmë më shumë mosmarrëveshje midis Washingtonit dhe Brukselit kur bëhet fjalë për Ballkanin. Nëse ka kontradikta, superfuqitë e tjera si Rusia do të futen”, tha Kurti
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38