Flash News

Kosova

U lënduan mbi 40 persona, dalin pamjet e momentit të shpërthimit nga lokali në Ferizaj

U lënduan mbi 40 persona, dalin pamjet e momentit të shpërthimit
Pamje nga shperthimi

Pasditen e kësaj të marte, një shpërthim nga një bombol gazi në një lokal në Ferizaj të Kosovës shkaktoi mbi 40 persona të lënduar, mes tyre edhe dy të mitur.

Mediat në Kosovë kanë publikuar momentin e shpërthimit, ndërsa shihet se ka patur lëvizje të qytetarëve edhe në rrugë pranë lokalit.

Kujtojmë se 15 prej të lënduarve janë duke u trahtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Drejtori i Qendrës Emergjente, Basri Lenjani tha se dy prej tyre janë në gjendje kritike.

Të fundit