Flash News

Kosova

Ujmani dhe të zhdukurit e Kosovës, Avdullah Hoti raporton sot para parlamentit

Ujmani dhe të zhdukurit e Kosovës, Avdullah Hoti raporton sot para
Foto Ilustruese/ Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti pritet të raportoj sot përballë Kuvendit të Kosovës referuar dy çështjeve kryesore, Ujmani dhe të zhdukurit e Kosovës. 

Interpelanca me Hotin, pritet të zhvillohet rreth orës 10:00, pas kërkesës së deputetve të Vetëvendosjes, Liburn Aliu dhe Saranda Bogujevci.

Pavarësisht situatës së pandemisë, Parlamenti i Kosovës vijon normalisht punën, pasi veç interpelancës me Hotin pritet të shqyrtohen edhe disa projektligje dhe raporte vjetore.

Njoftimi i plotë i Kuvendit:

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Përfshirja dhe ndarja e liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”.

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-033 për të Drejtën Ndërkombëtare Private,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-027 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-008 për Këshillin Ekonomiko-Social,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-028 për Inspektoratin e Punës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-038 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-012 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.03/L-256,

Shqyrtimi i Raportit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2019,

Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, për raportin e auditimit të Pasqyrave Vjetore Financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2019,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2019,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2019,

Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

Të fundit