Flash News

Kosova

UÇK-ja në Hagë, 230 dëshmitarë në seancën e fundit dëgjimore

UÇK-ja në Hagë, 230 dëshmitarë në seancën e
Foto ilustruese

Gjykata Speciale e Hagës njoftoi se më 11 shkurt në orën 11:00, do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Pritet që një numëri i lartë dëshmitarësh, 71 të japin dëshminë e tyre kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Ndërsa në seancën fundit dëgjimore për ecurinë e çështjes, prokurorja Claire Laëson ka thënë do të dëshmojnë 230 persona.

Analisti Nexhat Haziri tha se  Gjykata Speciale ka siguruar numër të madh dëshmitarësh, sidomos për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së.

“Dhe sipas informative që qarkullojnë nga gjykata Speciale por edhe nga ato që kemi arritur ti mësojmë edhe ne, ka dëshmitar të mjaftueshëm me dëshmitë e tyre relevante që kanë deponuar në prokurorinë special për vrasjet e personaliteteve të LDK-së që ishin edhe bashkëpunëtor të ngushtë të presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, tha Haziri për “Bota sot”.

Të fundit