Flash News

Kosova

Vendimi për targat, DASH: Kurtit i kërkuam edhe privatisht të shtyrje afatin, jo implementim në faza

Vendimi për targat, DASH: Kurtit i kërkuam edhe privatisht të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e aleatëve më të ngushtë ndërkombëtar për çështjen e zgjatjes së afatit për implementimin e vendimit për targat.

Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një konference nga Ëashingtoni ka lëshuar edhe një deklaratë përmes zëdhënësit Ned Price, rreth vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Price ka thënë se SHBA kërkon shtyrje të plotë të vendimit për targat, e jo pjesshëm.

“Ne kemi qenë të qartë si në publik ashtu dhe privatisht se bashkësia ndërkombëtare, përfshirë SHBA-në, kërkojmë shtyrje të plotë në aspektin e implementimit”.

“Ne nuk kërkojmë implementim të pjesshëm apo edhe në faza. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës, shtyrje të plotë”, u shpreh Price.

 

Të fundit