Flash News

Kosova

Vetizolohet Albin Kurti, rezulton pozitiv me COVID-19

Vetizolohet Albin Kurti, rezulton pozitiv me COVID-19
Albin Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar ditën e sotme se është infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shpjegon edhe simptomat që po kalon nga infektimi me koronavirus.

Më tej ai thekson se në dy javët në vijim do të qëndrojë në vetizolim.

Postimi i plotë:

Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës,

Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.

Gjithë të mirat,

Albini

Kujtojmë se numri total i rasteve aktive në Kosovë është 2.192 raste.

Të fundit