Flash News

Kosova

Albin Kurti sulmon Ramën: Trego pendesë për lobimin ndaj Gjykatës Speciale, pastaj protesto

Albin Kurti sulmon Ramën: Trego pendesë për lobimin ndaj

Lëvizja Vetëvendosje e Kosovës ka bërë një reagim për protestën që do të mbahet në Tiranë të premten, në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një reagim në Facebook, Vetëvendosje ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar nga ky i fundit të shfaqë së pari pendesë për lobimin që ka bërë pro Gjykatës Speciale në Hagë.

“Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”, shkruan Vetëvendosja.

Lëvizja VV kërkon që insitutcionet e Shqipërisë si pjesë e tryezave ndërkombëtare, ta ngrejnë çështjen në këto forume, e jo në Sheshin “Skënderbej”.

“Në anën tjetër, institucionet e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së, i Këshillit të Evropës, i OSBE-së, i NATO-s e shumë pranë Bashkimit Evropian, kanë përgjegjësi dhe mundësi që këtë çështje ta ngrejnë në këto forume ndërkombëtare, aty ku flitet e vendoset për drejtësi, e jo në sheshin “Skënderbe” në Tiranë”, vijon më tej Vetëvendosja.

Protesta e thirrur në mbështetje të UÇK-së do të mbahet të premten, në orën 17:00, në Sheshin “Skënderbej”.

Të fundit