Flash News

Kosova

Votohet edhe në Kosovë, mbahet balotazhi në 18 komuna

Votohet edhe në Kosovë, mbahet balotazhi në 18 komuna

Në Kosovë do të zhvillohet sot balotazhi në 18 komuna të vendit. Qendrat e votimit janë hapur nga ora 07:00 dhe do të qëndrojnë hapur deri në orën 19:00.

Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 525 qendra të votimit, me gjithsej 1.648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt.

Komunat që zhvillojnë balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.

Gara për kryeqytetin, Prishtinë, pritet ta marrë vëmendjen kryesore në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Kryeqyteti ka qenë për më shumë se një dekadë simbol i rivalitetit mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Në balotazhin e kësaj të diele do të përballen Përparim Rama i LDK-së dhe Hajrullah Çeku i LVV-së.

 

Të fundit