Flash News

Kosova

Vrasja e Liridonës, lirohet njëri nga të arrestuarit

Vrasja e Liridonës, lirohet njëri nga të arrestuarit

Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi sot tua vazhdojë edhe për dy muaj paraburgimin, Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërkaq personi që dyshohet se ia ka shitur armën Naim Murselit, Tom Dodaj është liruar nga paraburgimi, por i njëjti vazhdon të jetë në procedurë gjyqësore. Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P dhe K.K,  Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda më datë 23.04.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 muaj e cila masë iu është llogaritur nga data 28.04.2024 deri më 27.06.2024.

Pas kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurit T.D, të paraqitur kundër vendimit të Gjykatës Themelore Prishtinë dhe kundër vendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, Gjykata Supreme e Kosovës me datë 17.04.2024 ka marr vendim dhe ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit të Kosovës, ashtu që të pandehurit T.D i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe i njëjti është lëshuar të mbrohet në liri”, tha Gashi për mediat e Kosovës.

Të fundit