Flash News

Kosova

Vrasja e pjesëtarit të EULEX në 2013, 82 mijë euro shpërblim për këdo që jep informata lidhur me krimin

Vrasja e pjesëtarit të EULEX në 2013, 82 mijë euro

EULEX-i në Kosovë ka rikujtuar sot vrasjen e pjesëtarit të saj, Audrius Senavicius, 8 vite më parë në veri të Kosovës, Kolegët kanë bërë homazhe në vendin ku është ekzekutuar Senaviciusi.

Në një njoftim, EULEX-i ka ofruar një shpërblim prej 82 mijë eurosh për këdo që jep informata të cilat çojnë drejt kapjes dhe dënimit të autorit apo autorëve të vrasjes.

“Ishte e enjte 19 shtator 2013 kur kolegu ynë Audrius Šenavičius u qëllua për vdekje derisa ishte duke vozitur për në punë. Sot ne nderojmë kujtimin për të dhe shprehim keqardhje të thellë për familjen dhe të dashurit e tij.

Paraqituni, nëse keni ndonjë informatë që mund t’i ndihmojë policisë. Ne ofrojmë një shpërblim prej 82.000 euro për informata që shpijnë në arrestimin dhe dënimin e kryerësit apo kryerësve të kësaj vrasje. Për informata rreth raportimit të çfarëdo informate lidhur me vrasjen e Audriusit, ju lutemi të kontaktoni +383 38 284 181 ose vizitoni faqen tonë të internetit”, thuhet në njoftim.

Audrius Senavicius, pjesëtar i Policisë së EULEX-it, është vrarë më 19 shtator të vitit 2013 teksa ishte drejtuar për te vendi i punës.

Të fundit