Flash News

Kosova

Vritet me armë një person në Malishevë

Vritet me armë një person në Malishevë

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Malishevë.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj konfirmoi për ‘gazetën Express’ se një person është qëlluar për vdekje

Elezaj tha se janë në kërkim të të dyshuarve.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore  është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarve.

Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.

 

Të fundit