Flash News

Kosova

Vuçiç i shqetësuar: I lutemi Greqisë të mos e njohë Kosovën

Vuçiç i shqetësuar: I lutemi Greqisë të mos e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur i shqetësuar pasi deklaroi se ka marrë një njoftim zyrtar se Greqia synon të përmirësojë marrëdhëniet e saj me Kosovën. Ai tha se beson në miqësinë e Beogradit me Athinën dhe se Greqia nuk do të shkojë një hap më tej për ta njohur pavarësinë e Kosovës, raporton Tanjug.

Në një deklaratë për shtyp, Vuçiç tha se kur Kosova vendosi taksë për mallrat serbe, Greqia i dha mundësinë për të hapur zyra tregtare, dhe tani ky raport ka shkuar në një nivel më të lartë.

Të premten, ne u informuam zyrtarisht se Greqia do të përmirësonte marrëdhëniet e saj me Prishtinën në një nivel më të lartë, drejtorë politikë, i cili është personi më i lartë i mundshëm në nivelin e një ministri”, shpjegoi ai.

Vuçiç tha se do t’i lutet Greqisë të mos e lejojë atë të ndodhë, sepse hapi tjetër do të ishte njohja e pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij, ky është një problem sepse tregon se jo vetëm Evropa mund të bashkohet kundër Serbisë për çështjen e Kosovës.

 

 

Të fundit