Flash News

Kosova

Vuçiç për dialogun Kosovë-Serbi: Qëllimi është që serbët dhe shqiptarët të jetojnë pa hasmëri

Vuçiç për dialogun Kosovë-Serbi: Qëllimi

Aleksandër Vuçiç është shprehur i gatshëm që të bëjë zgjidhje kompromisi për të arritur një marrëveshje me qeverinë e Kosovës. Presidenti i Serbisë ka folur për median serbe “Euronews Serbia”, në lidhje me takimin që do të mbajë në Ohër më datën 18 mars me kryeministrin Albin Kurti.

Vuçiç tha se gjithçka që është nënshkruar nga dy palët dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, duhet të zbatohet.

“Këto janë katër marrëveshje. Ne tashmë kemi nënshkruar gjithçka dhe natyrisht është nënshkruar nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe duhet të zbatohet. Dhe ky nuk është qëllimi përfundimtar."

"Qëllimi përfundimtar është që serbët dhe shqiptarët të jetojnë së bashku, të jetojmë shumë më mirë dhe të respektojmë njëri-tjetrin pa hasmëri. Nuk kam në plan të flas për fajin e askujt, nuk ka rëndësi nëse do të ndodhë për tre muaj apo tre vjet, por nëse ia dalim do të jetë sukses historik.”

Të fundit