Flash News

Kosova

Vuçiç: Është gënjeshtër që unë do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës

Vuçiç: Është gënjeshtër që unë do

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka hedhur poshtë si “gënjeshtër” pretendimet se ai është i gatshëm ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.

Nuk do ta nënshkruaj kurrë pavarësinë e Kosovës, ndërsa i përgëzoj të gjithë ata në skenën politike të Serbisë që thonë gënjeshtra të tilla”, tha Vuçiqi në një video-mesazh në profilin e vet në Instagram të enjten.

Ai nguli këmbë se “gjithmonë do t'i përmbahet Kushtetutës” së Serbisë, në një reagim ndaj akuzave të disa partive opozitare.

Partitë e krahut të djathtë në Serbi e kundërshtojnë Marrëveshjen e Ohrit e arritur mes Serbisë dhe Kosovës në fillim të këtij viti. Ata, gjithashtu, kanë kërkuar vazhdimisht ndërprerjen e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve që Serbia dhe Kosova i po zhvillojnë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE) që nga viti 2011.

Të fundit