Flash News

Kosova

Zëdhënësi i Kurtit: Mbledhja e dy qeverive nuk është anuluar

Zëdhënësi i Kurtit: Mbledhja e dy qeverive nuk është

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka hedhur poshtë raportimet për anulimin e mbledhjes së dy qeverive nesër në Gjakovë.

Ai ka thënë se mbledhja nuk është anuluar dhe se gjithçka është gati për t’u mbajtur, siç është planifikuar, në Gjakovë.

Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sotëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe uverturë për mbledhjen e nesërme”, ka thënë Kryeziu për Gazetën Express.

“Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju”, ka shtuar ai. 

Të fundit