Flash News

Kosova

Zyrtare, Kosova refuzon projektin amerikan për gazin

Zyrtare, Kosova refuzon projektin amerikan për gazin

Kosova ka refuzuar zyrtarisht projektin amerikan për gazin.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli njoftoi sot se Qeveria e Kosovës nuk do të vazhdojë me projektin për kyçjen e Kosovës në gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e Veriut, projekt ky i përkrahur nga MCC-ja amerikane.

Rizvalloni u shpreh se kanë nevojë për më shumë informacione rreth projektit të gazsjellësit për të ditur nëse është projekt adekuat për tranzicionin energjetik të Kosovës.

 “Përballë afateve kohore të MCC ne kemi vendosur të ecim tutje dhe të shfrytëzojmë investimin e alokuar për programin e kompaktit, për investime me risk më të ulët por që ndihmojnë Kosovën drejt dekarbonizimit të sektorit të energjisë dhe krijojnë kushte për zhvillim ekomomik dhe zhvillim të sektorit privat”, ka  Rizvanolli.

 

Të fundit