Flash News

KRYESORE

Kosovarët kthehen në perëndim, fluks emigrantësh në doganë

Kosovarët kthehen në perëndim, fluks emigrantësh në

Masat shtesë janë rritur  në dalje të Shqipërisë kjo për shkak edhe të frenimit të azilkërkuesve shqiptare drejt vendeve të BE-së. Sipas policisë kufitare në Morinë kthehen deri në 15 persona në dite, kryesisht të mitur e adoleshentë që rezultojnë të pashoqëruar apo pa motivim lëvizjeje. Fluksi është rritur, pas përfundimit të pushimeve verore në vendlindje, emigrantët Kosovarë që jetojnë dhe punojnë në vendet Bashkimt Europian, kanë nisur rrugën e kthimit. Fluksi i parë i emigrantëve  ka mbërritur edhe në doganën e Morinës. Situata deri më tani paraqitet normale pavarësisht radhëve pasi fluksi i kalimeve vijon të jete në masë të madhe pothuajse çdo orë të ditës. Në dy orare piku,policia kufitare operon me procedure te përshpejtuar kalimi.

Ditët e ardhshme, sipas autoriteteve, pritet të jenë më të ngarkuara në Morinë. Ndërkohë urdhri i Drejtorit të përgjithshëm të policisë për shtimin e masave të sigurisë ka mbërritur në Morinë ku këtë të enjte  vihej re prania e personelit shtesë të policisë kufitare dhe shërbimeve të tjera inteligjente.

Po bashkëpunohet ngushtë me palën Kosovare ku dy policitë punojnë në sportele të përbashkëta si në Morinë edhe në Vërmicë.

 

Të fundit