Flash News

KRYESORE

Kosovarët të parët në botë pro Trump, serbët të fundit

Vendet e Rajonit kanë patur reagime të ndryshme në lidhje me zgjedhjen e Donald Trump si president i SHBA-së dhe mënyrës së udhëheqjes së tij.

Mirëpo, ajo që vihet re nga një sondazh i Gallup në vendet e Ballkanit, është përkrahja e gjerë e Kosovës ndaj Trump.

Nga sondazhi i publikuar ditën e djeshme rezulton se 75% e shqiptarëve të Kosovës, mbështesin udhëheqjen e SHBA-së nga Donald Trump dhe vlerësojnë punën e tij. Ndërsa sipas raportit Shqipëria renditet e dyta, me 72%, shkruan Politiko.al.

Në raport theksohet se nuk është e pazakontë që Kosovarët dhe shqiptarët t’i japin mbështetje SHBA-ve, pasi këdo dy shtete në vijimësi i kanë dhënë vlerësime të larta udhëheqësve amerikanë. Megjithatë, sipas raportit, në krahasim me një vit më parë mbështetja ka rënë.

Ndërsa në vendet e tjera të rajonit mbështetja për Trump ka rënë. Në Maqedoni, 45% mbështetën udhëheqjen e tanishme të SHBA-së, ndërsa 34 % nuk pranuan të jepnin një vlerësim, ndonëse shkalla e vlerësimit në Maqedoni ishte më e lartë se e një viti më parë.

"Vlerësimet për SHBA-në u rritën ndjeshëm me më shumë se 10 pikë në dy vende, Bjellorusi dhe Maqedoni”, thuhet në raport.

Në Maqedoni, udhëheqjen e Trump e kanë mbështetur 54% e të anketuarve, në Rumani 41%, në Bosnje  e Bullgari 28%.

Në Kroaci, mbështetja për Trump shënoi vetëm 24 %,  dhe ishte në rënie prej 20 pikë në krahasim me vitin e kaluar. Serbia është shteti i fundit në Europë që mbështet vetëm me 16% udhëheqjen e Trump.

Sondazhi, i cili tregonte një pamje se si e sheh Bota udhëheqjen e Trump, është realizuar në 134 shtete të botës. Në përgjithësi, vlerësimi për Trump ka qenë shumë i ulët. Mesatarisht, sipas raportit, vetëm 30 % e Botës e mbështet udhëheqjen e Trump.

Të fundit