Flash News

KRYESORE

Kosovari i arrestuar për Rinasin, i proceduar më parë për grabitjen e 2 milionë euro ar

Ragip Hajdini është personi i gjashtë i arrestuar për grabitjen e 6.5 milionë eurove brenda aeroportit të Rinasit. Ai u arrestua sot në zonën e Shkëmbimit të Kavajës në Durrës, si i dyshuar për ngjarjen.

I njohur me nofkën ‘Daja’, Hajdini ka qenë më parë i proceduar në Kosovë për grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës. Sasia e arit kapte në treg vlerën e 2 milionë eurove dhe pasi ishte nxjerrë nga rajoni i policisë u dërgua drejt Turqisë.

Ragip Hajdini u akuzua si një prej anëtarëve të grupit që kishte bërë të mundur vjedhjen e arit, ngjarje e ndodhur në vitin 2012-të, por akuza nuk u provua dhe i pandehuri u la i lirë.

Të fundit